Në bazë të vendimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës që të hapen shkollat në vitin shkollor 2020/2021, SHFK “Naim Frashëri” Kumanovë në mbledhjen e mbajtur më datën 7.8.2020 (e premte) shqyrtoi propozim-planin që duhet ta përgatisë për organizimin, realizimin, ndjekjen e realizimit të mësimit dhe punën e tërësishme të shkollës për vitin shkollor 2020/2021.
Sipas rekomandimeve të MASH (Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës), janë propozuar tre (3) modele për zhvillimin e procesit edukativ-arsimor:
Modeli 1: Mësimi të realizohet me prezencën fizike të nxënësve dhe arsimtarëve.
Modeli 2: Mësimi të realizohet në formë të kombinuar: gjysma e nxënësve të një paralele ta ndjekin mësimin në klasë, ndërsa gjysma tjetër po ashtu ta ndjekin mësimin nga shtëpia (nëpërmjet mësimit elektronik nga largësia)
Modeli 3: Mësimi të realizohet tërësisht nëpërmjet mësimit nga largësia (nëse është nevoja edhe gjatë tërë vitit shkollor, varësisht nga situata).
Në këtë mbledhje morën pjesë: drejtori i shkollës, Muhamet Zeqiri, zëvendës drejtori Agim Miftari, sekretari Taxhedin Esati, pedagogu Lirie Raimi, defektolog Xhejlane Ameti, kryetari i këshillit të shkollës Bashkim Qerimi, kryetari i këshillit të prindërve Mirsad Surroi, Bekim Salihu, Jeton Halimi, Naime Islami ,Agim Avdiu .
