Më 06.06.1975 filloi punën shkolla fillore “Vllazërimi”, e cila më 16.V.1993 u emërtua në shkollë fillore “Naim Frashëri”.
Shkolla fillore komunale “Naim Frashëri” gjendet në komunën e Kumanovës.
Emrin e mori nga nismëtari i letërsisë shqiptare dhe një nga ikonat kulturore shqiptare më ndikuese të shekullit 19.
Përveç mësuesve të klasës dhe lëndës, në shkollë punojnë një pedagog, një psikolog rehabilitues (defektolog), si dhe sekretari i shkollës të cilët së bashku janë plotësisht të përfshirë në procesin mësimor dhe aktivitetet jashtëshkollore.
Për shkak të cilësisë së shkollës e cila është dëshmuar me rezultatet e arritura të nxënësve, çdo vit akademik regjistrohen në shkollë një numër në rritje i nxënësve. Këtë vit shkollor 2022/2023 mësimin në shkollë e ndjekin 1175 nxënës të shpërndarë në 55 paralele. Mësimi zhvillohet me dy turne.
