SHFK „Naim Frashëri” – Kumanovë e përfaqësuar nga mentori: Prof.Bashkim Qerimi (Bashkim N Qerimi) dhe nxënëset e klasës VIII-6: Eda Shaqiri dhe Anda Saliu edhe këtë vit tradicionalisht ishin pjesëmarrës në këtë kamp të artit dhe me shumë sukses paraqitën krijimtaritë e tyre nga arti figurativ.
Katërmbëdhjetë nxënës nga shkollat fillore të qytetit të Kumanovës (nga klasa e gjashtë deri në të nëntën), për katër ditë radhazi krijuan vepra të artit në kampin veror “ASNOM 2020”. Veprat e krijuara nga pjesmarrësit, këtë vit do t’i dhurohen Qendrës së kujdesit ditor për personat me aftësi të kufizuara Intelektuale “Mesazhi ynë” („Poraka Nasha”).
Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, theksoi se ky është vetëm një shembull tjetër që edhe në kohë krize mund të ndodhin gjëra të mira, ai udhëzoi studentët që të vazhdojnë të krijojnë vepra të tilla nga arti figurativ që do të hapin rrugën e tyre për një ardhmëri të ndritur.
Studentët ishin shumë të kënaqur me pjesëmarrjen dhe miqësinë në kamp, ata thojnë se me kënaqësi do të marrin pjesë edhe vitin e ardhshëm.
