Nxënësit tanë edhe në kohë pandemie aktiv dhe pjesëmarrës në konkurse letrare dhe njëherit në mesin e më të mirëve!
Në konkursin letrar me temë “Përmes librit në botën e fantazisë”, të organizuar nga biblioteka e qytetit “Tane Giorgievski”, nxënëset e shkollës sonë u shpërblyen me vendin e parë-prozë Vlera Bajrami IX-2, vendi i tretë-prozë Erza Fazlija IX-2, nën mentorimin e prof.Nedime Rahimi, ndërsa nxënësja Anda Saliu IX-6 u shpërblye me vendin e parë-poezi dhe Zana Azemi vendi i dytë-prozë, nën mentorimin e prof.Pranvera Ismaili.
Ndërsa nxënëset Ediona Ameti dhe Arlinda Emini IX-2, si dhe Elma Eshtrefi IX-1, u shpërblyen me mirënjohje për pjesëmarrje në konkurs
Krenar me ju nxënëse të dashura, suksese pafund dhe në të ardhmen!
