Shkolla fillore “Naim Frashëri- Kumanovë”, mori pjesë në debatin e ogranizuar nga Shoqata për veprim qytetar kulturor
DEA22 Shkup me temë “Roli dhe rëndësia e tregimeve popullore në zhvillimin e krijimtarisë letrare për fëmijët”.
Shkolla fillore Naim Frashëri- Kumanovë, mori pjesë në debatin e ogranizuar nga Shoqata për veprim qytetar kulturor DEA22 Shkup me temë “Roli dhe rëndësia e tregimeve popullore në zhvillimin e krijimtarisë letrare për fëmijët”.
Në kuadër të projektit “Thesareve të trashëgimisë”, të realizuar nga Shoqata për Veprim Qytetar Kulturor “Dea 22”-Shkup, në të cilin projekt morën pjesë edhe nxënësit e shkollës sonë, u botua libri me titull “Gjyshja më ka treguar”.
Në këtë libër u botuan të gjitha përrallat dhe legjendat (të rrëfyera nga gjyshërit) e nxënësve pjesëmarrës të grupit të parë.
Projekti vazhdon me grupin e dytë të nxënësve , krijimet e të cilëve do të botohen në vëllimin e dytë të librit.











